Sport Ndërkombëtar

Përfitimet e kombëtareve që morën pjesë në Botëror

Kampionati Botëror “Katar 2022” përfundoi të dielën me ndeshjen finale Argjentinë – Francë.

Argjentina u kurorëzua si më e mira në botë pasi mposhti Francën pas ekzekutimit të penalltive.

Përtej prestigjit që ofron pjesëmarrja në këtë kampionat, kombëtaret marrin edhe përfitime monetare që ndahen sipas suksesit të arritur.

Argjentina merr më shumë para nga çdo ekip, por nuk merr shumicën e parave që ndahen.

Sa fiton secili ekip varet nga mënyra se si ata e përfunduan turneun, plus një shtesë prej 1.5 milionë dollarësh që ndahen për secilin për kostot e përgatitjes.

Argjentina i fiton 40 milionë dollarë, Franca merr 30 milionë dollarë. Vendi i tretë Kroacia merr 27 milionë dollarë dhe i katërti Maroku merr 25 milionë dollarë.

/Shqip.com