Sport Ndërkombëtar

Uruguai dhe Koreja e Jugut ndahen baras

Përfaqësuesja e Uruguait dhe ajo e Koresë së Jugut kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H.

Ka përfunduar me barazim deshja e parë e Grupit H mes Uruguait dhe Koresë së Jugut e zhvilluar në Education City Stadium.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabartë, me të dyja kombëtaret që patën rastet e veta.

Koreja e Jugut rrezikoi e para me anë të Ui-jo Hwang (34’), ndërsa Uruguai me Diego Godin (43’), por goditja e të parit shkoi pak mbi traversë, ndërsa e të dytit u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë, u zhvillua përsëri lojë e barabartë, por me më pak raste të krijuara, teksa gola nuk pati.

Rasti më i mirë ishte një goditje e forta nga distanca e Federico Valverdes në minutën e 90-të, por e cila u ndal nga shtylla dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Në ndeshjen e radhës, Uruguai luan ndaj Portugalisë, ndërsa Koreja e Jugut ndeshet me Ganën.

/Shqip.com