Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian
Publikuar:
(25.07.2021 19:06:07)

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave të basketbollit ka debutuar në mënyrën më të mirë të mirë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla, shkruan Shqip.com.
Kjo pasi basketbollistet kosovare kanë zënë vendin e tretë në këtë garë.
Në luftë për të bronztën, ato mposhtën Maltën me rezultat 70:60.
Vlenë të përmendet se kjo është hera e parë që kjo përfaqësuese merrë pjesë për herë të parë në gara të këtij niveli.
Basketbollistet e vendit tonë nuk mundën të kapin finalen për shkak se në gjysëmfinale u mposhtën nga Irlanda./Shqip.com