Sport Ndërkombëtar

Përfaqësuesja e Kosovës me përzgjedhës të ri

Trajneri i Pejës, Rami Hadar në një periudhë të shkurtër ka fituar respektin e opinionit basketbolldashës në Kosovë. Hadar e udhëhoqi Pejën drejt titullit të kampionit në Kosovë dhe ishte në finale të Ligës Ballkanike. Por me gjasë nga vera do të ketë edhe një punë tjetër shtesë, pasi po pritet të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Trajneri nga Izraeli ka arritur marrëveshje me FBK-në për të marrë drejtimin e Përfaqësueses sonë. Sipas Tëvë1, Hadar ka arritur marrëveshje 3 vjeçare për ta udhëhequr Kosovën deri në vitin 2026.

Më 19 korrik, Kosova luan me Zvicrën në rundin e tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Ndërkaq më 26 korrik, Kosova luan në udhëtim ndaj Danimarkës dhe prapë në udhëtim më 29 korrik ndaj Zvicrës.

Këtë fazë kualifikuese Kosova e përmbyll më 5 gusht në shtëpi ndaj Danimarkës. Vendi i parë në grup siguron avancimin tutje.

Me Hadarin në krye, në FBK-ja besojnë se gjasat janë më të mëdha për t’u kualifikuar në fazën kualifikuese për Eurobasket 2025.

/Shqip.com