Sport Shqiptar

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e fundit para nisjes për Izrael

FOTO: FFK
FOTO: FFK

Kosova e ka zhvilluar sot në Kampin Nacional në Hajvali stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Izrael.

Kosova të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse e ka shfrytëzuar për ta shpalosur në praktikë idenë dhe skemën e lojës kundër izraelitëve.

“Të gjithë futbollistët gëzojnë shëndet të mirë dhe e presin ma pa durim paraqitjen e parë në këtë fushatë kualifikuese, e ku objektivi i të gjithëve është kualifikimi në Evropianin që verën e vitit të ardhshëm do të mbahet në Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjell Shqip.com.

Kosova është në grup me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Andorrën dhe Izraelin.

Ekspedita e Kosovës do të niset për në Izrael, të premten, në orët e mëngjesit, derisa në Tel-Aviv do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit të parë në këto kualifikime.

/Shqip.com