Sport Shqiptar

Përfaqësuesja e Kosovës e nis grumbullimin e parë me tre mungesa

Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pranuar një lajm aspak të mirë – qysh në grumbullimin e parë.

Dardanët i kanë nisur stërvitjet me tre mungesa tejet të rëndësishme, shkruan Shqip.com.

Sipas njoftimit të dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës, Elbasan Rashani, Bersant Celin adhe Lirim Kastrati nuk do jenë pjesë e këtij grumbullimi.

“Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Kastrati dhe Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

Në dyshim për tu grumbulluar është edhe Zymer Bytyqi, i cili ka pësuar lëndim dhe është duke i kryer ekzaninimet mjekësore me klubin e tij.

Dardanët, pozicionohen në vendin e fundit në Grupin B, me vetëm katër pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com