Sport Shqiptar

Përfaqësuesja e Kosovës “demolon” Maltën

Kosova - Malta

Kosova ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin për “FIBA European Challanger” e cila po mbahet në Prishtinë, shkruan Shqip.com.

“Dardanët” mposhtën me rezultat të thellë Maltën në ndeshjen e parë duke e mposhtur me rezultat 117-20.

Fitorja e Kosovës asnjëherë nuk u vë në dyshim pasi ata dominuan ndeshjen që nga minuta e parë, duke krijuar diferencë prej 40 pikësh që në pjesën e parë.

Kosova – Malta

Basketbollistët e rinjë të Kosovës vazhduan me dominim të plotë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, ku epërsia sa vinte e thellohej, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 14:87.

“Dardanët” e rinjë nuk u ndalën as në 10 minutat e fundit, ku shënuan fitore bindëse me rezultat 117:20.

Të gjithë basketbollistët e Kosovës u aktivizuan, ndërsa u dalluan Rron Dahsyla me 16 pikë e 12 kërcime, Drinor Gërxheliu me 21 pikë e pesë kërcime, Dren Kastrati me 14 pikë e 10 kërcime, Arlind Konjuhi me 13 pikë e pesë kërcime dhe Orges Shatri me 10 pikë e pesë kërcime.

Kosova – Malta

Ndeshja e radhës e basketbollistëve kosovar do të jetë kundër Moldavisë të martën me fillim nga ora 17:00.

Përveç Kosovës, në këtë kampionat po marrin pjesë edhe Shqipëria, Luksemburgu, Malta, Moldavia dhe Gjibraltari./Shqip.com