Lajme

Përdhunimet e kohës së luftës hetohen me vetëm dy policë

Ndër krimet më të mëdha të kohës së luftës, Kosova i heton me dy policë – më shumë kapacitete nuk ka.

Aktualisht, janë 78 raste të raportuara në polici për dhunë seksuale në luftë – gjashtë prej tyre të paraqitura këtë vit.

Shifrat e sakta nuk dihen, por llogaritet se numri i përgjithshëm i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë sillet në rreth 20.000.

“Aktualisht, në Njësinë e Hetimit të Krimeve të Luftës janë të caktuara dy hetuese, të cilat hetojnë dhe dokumentojnë rastet e dhunës seksuale/dhunimeve gjatë luftës”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Një muaj më parë Sergej Lavrov ishte shprehur se Masakra e Reçakut ishte një trillim. Mirëpo me këtë nuk ishte pajtuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier.

Reagimin e tij, ambasadori amerikan e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik” ka shkruar fillimisht Hovenier.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai është duke punuar në krijimin e një Instituti, i cili do t’i dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale, ka thënë se institucionet qëndrojnë së bashku me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, bazuar në të dhënat e institucioneve të Kosovës, thuhet se kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimeve seksuale. Këto viktima, janë dhunuar nga pjesëtaret e forcave serbe, gjatë viteve 1998 –99./Shqip.com