Sport Shqiptar

Përcaktohet çmimi i biletave për ndeshjen mes Llapit dhe Shkupit

KF Shkupi - KF Llapi

Ndeshja kthyese e Llapit kundër Shkupit në kuadër të UEFA Conference League do të zhvillohet me prezencën e tifozëve, shkruan Shqip.com.

Pas humbjes me rezutat 2-0, skuadra e Tahir Batatinës synon të përmbys rezultatin.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

15 përqind e tifozëve do të jetë kapaciteti maksimal i lejuar gjatë kësaj ndeshje.

Derisa klubi llapjan ka bërë të ditur edhe çmimin e biletave për këtë ndeshje.

Biletat do të kushtojnë nga 10 euro për person.

Kjo është përballja evropiane në historinë e skuadrës nga Podujeva./Shqip.com