Teknologji Shkencë

Përbërësi i pastruesit të dhëmbëve do përdoret në bateritë e veturave!

Një ekip studiuesish në Departamentin e Energjisë të SHBA-së kanë arritur të zbulojnë një metodë të re që mund të bëjë bateritë e veturave të jenë me të qëndrueshme.

Kimitë alternative të baterive, si litium metali, ofrojnë deri në dy herë më shumë densitet energjie sesa bateritë litium-jon që fuqizojnë sot veturat elektrike me rreze të gjatë veprimi.

Premtimi për më shumë densitet energjie është se paketat e baterive mund të jenë më të vogla dhe më të lehta, dhe kështu më efikase në transportimin e pasagjerëve sa më larg.

E keqja është se bateritë metalike të litiumit mund të ofrojnë kaq shumë densitet energjie vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.

Ndërsa ngarkohen dhe shkarkohen, performanca e tyre përkeqësohet dhe dendësia e tyre mbresëlënëse zhduket pas më pak se njëqind cikleve – gjë që do të ishte një problem i madh për shoferët.

Megjithatë, një ekip studiuesish të udhëhequr nga Zhengcheng (John) Zhang në divizionin e Shkencave Kimike dhe Inxhinierisë në Laboratorin Kombëtar Argonne, ka gjetur një mënyrë premtuese për të përdorur fluorin, e cila gjendet në pastën e dhëmbëve dhe që shërben për të forcuar smaltin, do të ndihmoj bateritë metalike të litiumit të zgjasin më gjatë.

Zgjidhja e ekipit hulumtues ishte ndryshimi i lëngut elektrolitik që përmban përbërës të fluorizuar dhe që janë të ngarkuar negativisht (anion) dhe pozitivisht (kation).

Kjo ndihmon në mbrojtjen e funksionimit të brendshëm të baterisë, duke e bërë atë të zgjasë shumë më gjatë.

“Dallimi kryesor në elektrolitin tonë të ri është zëvendësimi i fluorit për atomet e hidrogjenit në strukturën e ngjashme me unazën e pjesës së kationit të lëngut jonik”, tha Zhang.

“Kjo bëri të gjithë ndryshimin në ruajtjen e performancës së lartë për qindra cikle në një qelizë metalike litium testuese”.

Duke përdorur një mikroskop elektronik me rezolucion të lartë, ekipi ishte në gjendje të rregullonte mirë raportet për të krijuar një shtresë mbrojtëse me cilësi ideale.

Për fat të mirë, lëngu është i lehtë për t’u prodhuar, duke e bërë atë të lirë dhe përdor shumë më pak tretës se lëngjet tradicionale, duke e bërë atë gjithashtu më miqësor ndaj mjedisit.

“Bateritë metalike të litiumit me elektrolitin tonë kation të fluoruar, mund të nxisin ndjeshëm industrinë e automjeteve elektrike. Dhe dobia e këtij elektroliti padyshim shtrihet në lloje të tjera të sistemeve të avancuara të baterive përtej litium-jonit”, tha Zhang.

/Shqip.com