Sport Ndërkombëtar

Përballje kampionësh në fundjavë

Këtë fundjavë, në Vankuver të Kanadasë, do të zhvillohet eventi UFC-289 në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes, ku spikat dueli mes kampiones së botës në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), brazilianes Amanda Nunes dhe meksikanes Irena Aldana.

Ky është dueli i vetëm për titull në këtë event, por që mund të dhurojë mjaft surpriza. Nunes mban dy tituj, edhe atë të peshës “featherweight” (pesha deri 66kg). Kjo është sfida e parë për brazilianen (22 fitore, 5 humbje) që nga korriku i vitit të kaluar, ndërsa Aldana (14 fitore, 6 humbje), ka dueluar në shtator.

Në këtë event do të zhvillohen në total 11 duele, ndërkohë që në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, braziliani Charles Oliveira. Ai do të përballet me Deneil Dariush.

UFC-289, duelet kryesore
Amanda Nunes – Irene Aldana
Charles Oliveira – Beneil Dariush
Mike Malott – Adam Fugitt
Dan Ige – Nate Landwehr
Marc-Andre Barriault – Eryk Anders

/Shqip.com