Sport Shqiptar

Përballje interesante në xhiron e 26-të të Superligës

Xhiroja e 26-të në Superligë do të sjellë disa përballje interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet Golden Eagle Yllit dhe Dritës.

Therandasit janë favoritë pasi kanë 19 fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e parë, kurse gjilanasit janë të fundit me 25 humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Të shtunën do të zhvillohet sfida e rivalëve të vjetër mes Trepçës dhe Bashkimit.

Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje.

Ndeshje shumë interesante pritet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Pejës, vendit të katërt, përkatësisht të tretë.

Prizrenasit kanë 15 fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët 16 fitore e nëntë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese, me të dy skuadrat që synojnë një pozitë sa më të lartë në garat e rregullta.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, skuadrës së gjashtë, përkatësisht të pestë në renditje.

Vreshtarët kanë 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit 12 fitore e 13 humbje./Shqip.com