Sport Ndërkombëtar

Përballja Joshua – Usyk pritet të zhvillohet në Arabinë Saudite

Ndeshja e Anthony Joshuas me Oleksandr Usyk do të zhvillohet në “Jeddah Super Dome”, në Arabinë Saudite.

Një datë për luftën e dytë të Joshua-s për titullin e botës në peshën e rëndë kundër Usyk nuk është konfirmuar ende, por menaxhmenti në Jeddah Super Dome konfirmoi se është një vend i preferuar për të pritur ndeshjen e shumë pritur, shkruan Sky Sport.

Jeddah Super Dome

Pavarësisht raportimeve të fundit se rimeçi mund të shtyhet, Sky Sport ka njoftuar se një gjë e tillë nuk pritet të ndodh dhe Usyk vs Joshua do të mbahet më 23 korrik.

Ylli britanik i peshave të rënda po përpiqet të rifitojë titujt e tij në WBA, WBO dhe IBF pas një humbjeje me vendim unanim ndaj ukrainasit në shtator.

Joshua thuhet se është bashkuar me trajnerin e ri Robert Garcia.

32-vjeçari po kthehet për luftën e tij të dytë në Arabinë Saudite, pasi mundi Andy Ruiz Jr në pikë në një revansh në dhjetor 2019./Shqip.com