Sport Ndërkombëtar

Përballja e gjigantëve italianë për një “biletë” në finalen e Kupës

Inter përballet sonte me Juventusin në “Giusseppe Meazza”, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë, për të përcaktuar edhe finalisten e parë të kësaj gare. Ndeshja e parë, në Torino, përfundoi me barazimin 1-1.

Interi dhe Juventusi shquhen për rivalitetin e madh që prodhojnë sa herë që vihen përballë, teksa vlen të theksohet se kjo sfidë është edhe më e luajtura në historinë e Kupës së Italisë. Dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën plot 35 herë në garën e dytë më të rëndësishme në Itali, teksa Interi numëron 11 fitore, Juventusi 15 dhe 9 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Gjithsesi vlen të theksohet se në 11 ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë, Interi nuk ka humbur asnjë, duke fituar 5 dhe barazuar 6 të tjera. Megjithatë, statistikat vlejnë pak, sepse duke nisur nga ora 21:00 e të mërkurës, dy skuadrat do të përpiqen të marrin fitoren, që do t’i çonte në finalen e garës.

/Shqip.com