Sport Ndërkombëtar

“Perandori”: Interi mund të fitojë ndaj çdokujt

Braziliani Adriano, ish-sulmues i Interit, së fundmi ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport ku ka komentuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe rrugëtimin e zikaltërve: “Nuk humbas asnjë ndeshje të Interit për asgjë në botë. Është një dashuri që do ta mbaj gjithmonë me vete”, ka thënë fillimisht Adriano.

“Festova fitoren ndaj Milanit dhe më bëri përshtypje jo vetëm rezultati, por edhe mënyra se si ekipi im u përball në një ndeshje kaq të rëndësishme. Tani shpresoj edhe në ndeshjen e dytë dhe më pas asgjë nuk dihet në finale”, ka shtuar ish-sulmuesi zikaltër.

“Mendoj se Interi mund të mposhtë këdo. Në Stamboll do të shkonim ballë për ballë dhe pa frikë, edhe nëse kundërshtari është shumë i fortë”, deklaroi “Perandori”.

/Shqip.com