Lajme

Për të mos nxitur tensione, Zeqiri thotë se po e ushtron detyrën nga fshati Çabër

I pari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri
I pari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Janë bërë gjashtë muaj që një tendë është vendosur para Komunës së Zubin Potokut.

Brenda saj qytetarët serbë dalin në baza ditore këtu.

Përmes kësaj forme të protestës ata po kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar të Zubin Potokut.

Teksa në qytet janë parë edhe këto mbishkrime nacionaliste.

Këto organizime i sheh si krejt të zakonshme, i pari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai tregon se situata e sigurisë në këtë pjesë është e qete, por për të mos nxitur tensione thotë se nuk detyrën po e ushtron ende nga fshati Çabër, raporton TëVë1.

Teksa shton se nuk ka informacione nëse është nisur ndonjë peticion për shkarkimin e tij.

Lidhur me këtë çështje, banorët serbë nuk pranuan te flasin se a do të nënshkruajnë apo jo një peticion te tillë.

/Shqip.com