Kulturë Kino

“Për të” – edicioni i 14-të i “PriFest” i dedikohet tërësisht Vjosa Berishës

“Për të”, u dedikua i tërë edicioni i 14-të i Festivalit “PriFest”.

Producuentja e ndjerë e “PriFest”, Vjosa Berisha, u nderua nga kineastët vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Po është edicion shumë i veçantë, ky edicion i kushtohet Vjosës e cila e ka udhëheq për 13 vjet i ka dhënë shumë dashuri e energji jemi mundu me krejt stafin që ta bënim një edicion që t’ia kushtojmë Vjosës dhe një edicion që ajo do të ishte krenare kur ta shihte, një anë jam i lumtur jam lumtur që ja arritëm në anën tjetër i mërzitur që nuk e kemi Vjosën”, tha regjisori Fatos Berisha.

Berisha tha se organizimi i këtij edicioni pa Vjosën ishte i vështirë edhe për stafin e “PriFest”, jo vetëm emocionalisht por edhe nga ana organizative.

Tutje, vëllai i Vjosës, aktori Shkumbin Istrefi tha se ky edicion i “PriFest”, dhuroi emocione të përziera – dhimbje dhe krenari.

Përmes “PriFest”, Kosova arriti të shfaq filmat në kinematë botërore duke krijuar rrugë të reja për kinematografinë.

“PriFest” që kur ka nis rrugëtimin e vetë gjithmonë ka qenë i veçantë sepse ka qenë një prurje shumë e nevojshme qysh prej fillimit.  Por sivjet e dijm që është më i veçantë, sivjet i dedikohet Vjosës, nismëtares së këtij festivali kaq të madh që ka bë një punë të artistit duke na mundësuar secilit për të sjellë edhe filma të ndryshme edhe takime të ndryshme “Friendship forever”, qysh  e ka edhe sloganin”, tha aktorja Tetuta Krasniqi.

Ndërkaq, ky edicion i “PriFest”, do të nderoj edhe artistë nga Ukraina.

Odessa Film Festival, do të shfaq filmat e kinematografisë ukrainase.

“PriFest”, do të jetë i hapur deri më 25 shtator dhe do të shfaqet në Kino Armata, Kino ABC dhe Amfiteatrin e Muzeut të Kosovës.