Lajme

Për shkaqe xhelozie ushtron dhunë ndaj gruas, arrestohet i dyshuari

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit, dhuna ka ardhur për shkaqe xhelozie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, është bërë e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com