Për shkak të punimeve në një rrugë në Gjilan, rrahen me mjete të forta në mes vete tre gra dhe një burrë
Publikuar:
(14.08.2022 10:25:00)
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të një mosmarrëveshje për shkak të punimeve në një rrugë ka ndodhur një përleshje midis katër personave, në mesin e tyre tre gra dhe një burrë.
Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit 24-të orësh të Policisë së Kosovës.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat tri femra dhe një mashkull kosovarë”, thuhet në njoftimin e PK.
Po ashtu është bërë e ditur se Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com