Lajme

Për shkak të keqpërdorimit të ujit, paralajmërohen reduktime të ashpra

Uji duke rrjedhur në një lagje të Prishtinës

“Nëse nuk ndalen keqpërdorimet e ujit atëherë do të ketë reduktime të ashpra”.

Kështu ka paralajmëruar Sokol Xhafa, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv së ndërmarrjes të ujësjellësit “Prishtina”, i cili ka postuar disa fotografi duke rrjedhur uji në disa lagje të Prishtinës.

Ai ka lutur qytetarët që të mos keqpërdorin ujin, ndryshe do të ketë masa.

“‘Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët”, ka shkruar ai si përshkrim të pamjeve nga disa zona. “Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat”, ka shkruar Xhafa.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që bëhet një paralajmërim i tillë, pasi edhe më parë është kërkuar që të kursehet dhe mos të keqpërdorët uji./SHQIP.com