Lajme

Për rezultatet e fëmijëve në shkollë, prindërit në Shqipëri mund të informohen online

Shqipëria ka filluar të dixhitalizohet edhe në sektorin e arsimit e përkatësisht në shkolla.

Tashmë, notat, mungesat, aktivitetet apo sjellja e fëmijëve që nga klasa e parë deri të 12-tën mund të përcjellën në kohë reale përmes telefonit apo kompjuterit.

Siç raporton Abcnews.al, kjo mund të mundësohet përmes platformës SMIP.

Elisabeta Drita, mësuese e teknologjisë së informacionit në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë ka treguar se si mund të bëhet qasja në të.

Nxënësit nuk do të mundësi tu fshehin notat prindërve ndërsa këta të fundit nuk do të lënë punën për të shkuar në shkollë pasi për çdo  detaj do të informohen përmes një e -maili.

Ndërkohë që prindërit tregojnë se ju ka lehtësuar punë mësuesit thonë se jua ka vështirësuar atë. Paralelisht me regjistrin në letër duhet të plotësojnë dhe atë elektronik.

Sistemi i menaxhimit të informacionit të arsimit parauniversitar është një platformë në përditësim.

Drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë Koltilda Jaupi tregon se problemet që hasen iu referohen programuesve për ti zgjidhur.

Në fund të vitit dëftesat mund të merren online ndërsa për tu transferuar nga një shkollë në tjetrën nuk do të duhet më që dokumentacioni të dorëzohet dorazi.

/Shqip.com