Lajme

Për një ditë, Policia nis hetimet për dy vdekje të dyshimta

Ilustrim

Të enjten Policia e Kosovës ka filluar hetimet për dy raste të vdekjeve të dyshimta, përcjell Shqip.com.

Sipas raportit 24-orësh, mbrëmjen e së enjtes, një person është goditur për vdekje në hyrje të Pejës nga një tren i cili ishte në lëvizje.

Ilustrim

Për këtë, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Lidhur me rastin e cilësuar hetim i vdekjes ku ishte perfshirë treni dhe një person i cili ka humbur jeten, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policor ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, paraditen e së enjtes, në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Vdekja e vitkimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i tij u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./SHQIP.com