Rozë

Për një arsye ‘të fortë’, Vera Grabocka hedh në gjyq konkurentin e “Përputhen”

Vera Grabocka dhe Bruno

Bruno Shemsho është një ndër djemtë më të pëlqyer të edicionit të tretë të “Për’puthen”.

Prej vitesh merret me modeling, ndërsa ka qenë i njohur edhe para hyrjes në emision.

Megjithatë, së fundi u zbulua se Bruno përpara se të futej në Përputhen dëshironte të merrte pjesë në një tjetër spektakël televiziv të ngjashëm me atë të Përputhen.

Mësohet se ai ka firmosur një kontratë për të qenë pjesëmarrës në emisionin “Love Story”, të prezantuar nga Alketa Vejsiu.

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se pasi të gjitha marrëveshjet ishin nënshkruar dhe ishte rënë dakord që Bruno të bëhej pjesë e këtij produksioni në RTV Klan, nën autorësinë e Vera Grabockës, papritur ai “dezerton” për t’iu bashkuar Përputhen 3 duke “tradhtuar” në këtë mënyrë kontratën me Vera Grabockën.

Fakti që një firmë është hedhur mbi një fletëmarreveshje të tillë bën që Vera Grabockës të hedhë në gjyq konkurrentin e Përputhen dhe për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, pasi mosrespektimi i një kontratë te tillë, sidomos të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.

Pas gjithë kësaj nuk ka reaguar, Bruno, i cili nuk ka komentuar lajmet për të./SHQIP.com