Kulturë

Për nder të një vjetorit të inaugurimit të institucionit të Operës së Kosovës, organizohet koncert

Për nder të Ditës Botërore të Operës, do të organizohet koncert më 4 nëntor.

Opera e Kosovës do të organizojë koncertin edhe për nder të një vjetorit të koncertit të inaugurimit të institucionit të Operës së Kosovës dhe festave të Nëntorit.

Koncerti do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Aty do të marrin pjesë ansamble të ndryshme, sikurse: Okteti Plus, Zanat, Okarina e Prishtina Bass, derisa solistë do të jenë Selvije Marteti, Kaltrina Miftari, Liridon Sadriu, Urta Haziraj, Fjolla Krasniqi, Arbër Maliqi, Elona Sadiku, Hekuran Bllaca, Melos Buza e Lekë Salihu.

Gjithçka do të fillojë më 4 nëntor me fillim nga ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

/Shqip.com