Sport Shqiptar

“Për mua futbolli është jetë – kam luajtur edhe pa pagesë”

Rrëfimi i Robert Gjeraj

Në supe ka 37 vjet. Në krahun e majtë e bartë shiritin e kapitenit të Lirisë. Të pensionohet – nuk e ka ndërmend.

Robert Gjeraj, kabinetin e trofeve ekipor dhe individual e ka të mbushur, përkundër kuletës, e cila nuk iu mbush dot nga të ardhurat financiare nga futbolli.

Për Shqip.com, ai ka rrëfyer shumëçka rreth karrierës së tij, teksa tregon që ka pasur periudha të gjata ku ka luajtur edhe pa pagesë. “Ndoshta më shumë kam luajtur pa pagesë se me pagesë, vetëm sepse e kam dashur dhe e dua futbollin me tërë qenien time.

Kam pasur ëndrra të mëdha, por për fat të keq jam lindur në kohën e gabuar. Nuk jam ndarë asnjëherë nga futbolli sepse për mua është jetë – për këtë kam pranuar të luaj edhe pa para, sidomos në Vëllaznim – sepse kam ndjerë obligim për qytetin dhe tifozët – për shkak se Vëllaznimin e kanë simbol”, u shpreh Gjeraj.

Robert Gjeraj – sa ishte pjesë e Vëllaznimit

Me nostalgji, ai rrëfeu edhe kohën kur ka luajtur te Besa – të cilën e konsideron si periudhën më të suksesshme në nivel ekipi – gjatë karrierës së tij. “Sezoni më i suksesshëm në nivel ekipi është me Besën, pasi jemi shpallur tri herë kampionë të Kosovës (2003-2006).

Në atë kohë të gjitha ekipet ishin të forta, teksa mbetet edhe një rekord në vete – sepse askush nuk e ka fituar trofeun tri herë radhazi.

Një sukses tjetër që do e mbaj mend tërë jetën është me Vëllaznimin – kur e fituam kupën në vitin 2008, pasi për kuqezinjtë ishte hera e parë pas 20 viteve që e ngritën trofeun. Jam krenar që e kam sjellur atë kupë në Gjakovë”, shtoi gjithashtu ai.

Disiplina e madhe në punë, ka bërë që ai të jetë për dy dekada pjesë e futbollit kosovar, teksa këshillon të rinjtë që të vazhdojnë të punojnë fort për ëndrra, sepse ato arrihen vetëm me punë.

Robert Gjeraj – sa ishte pjesë e Besës

“Sekreti im është puna që kam bërë prej fillimit e deri tash në fushë, sepse unë në futboll i jap rëndësi vetëm punës, me punë arrihet çdo gjë. Gjithashtu, unë kurrë nuk kam konsumuar duhan ose alkool dhe kjo më ka ndihmuar që të jem kaq gjatë në botën e futbollit.

I këshilloj të gjithë të rinjtë që të mos ndalojnë së ëndërruari – sepse me punë i realizon të gjitha, tash edhe kushtet janë më të mira dhe gjithçka është e mundur”, nënvizoi Gjeraj.

Roberti, tregoi që këtë vit – për shkak të një lëndimi e kishte menduar të tërhiqej nga futbolli, por para se të “divorcohet” me këtë sport e ka edhe një qëllim; ta ngrit Lirinë në Superligë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Robert Gjeraj – kur u rikthye te Liria

Unë e kam menduar në këtë vit të tërhiqem sepse e pësova një lëndim të tmerrshëm, por ia dola me sukses. Vendosa të vazhdoj dhe tani jam në gjendje të mirë fizike. Shpresoj që të futemi me Lirinë në Superligë, sepse është ekipi im i fëmijërisë dhe e dua me gjithë zemër.

Nëse do Zoti të futemi në Superligë, pastaj do të tërhiqem”, përmendi 37 vjeçari. Gjeraj është i njohur – ndër të tjera si futbollist që mund të luajë në pozita të ndryshme – pasi përshtatja nuk është problem për të.

Gjeraj është i njohur – ndër të tjera si futbollist që mund të luajë në pozita të ndryshme – pasi përshtatja nuk është problem për të.

Sa i përket Lirisë, kjo skuadër gjenden në vendin e shtatë të Ligës së Parë – Grupi A, me 19-të pikë të grumbulluara.

Tetë më pak se Trepça 89 që është lidere./Shqip.com

Tabela e Ligës së Parë – Grupi A