Sport

Për herë të tretë Ekipi Kosovar i Boksit nuk lejohet të hyjë në Serbi

Ekipi Kosovar i Boksit.

Ekipi i Boksit të Kosovës nuk është lejuar as për herë të tretë të hynë në Serbi.

Ata kishin me vete edhe simbolet shtetërore të Kosovës, por Beogradi nuk po lejon që simbolet e Republikës së Kosovës të jenë pjesë e ngjarjeve në Serbi.

Ndaj këtij ndalimi ka reaguar edhe “Komiteti Olimpik i Kosovës”.

Lexo edhe:
Raportohen shtatë raste të dhunës në familje

“Ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritje në kufi dhe kontrollimi të detajshëm të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhërin nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen në Serbi”.

“Ekipi i boksit u nis për herë të tretë drejt Serbisë, këtë herë pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-s, me të cilët drejtuesit e KOK-it, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm”.

“KOK dënon ashpër veprimin e Qeverisë së Serbisë, derisa do të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organet tjera përkatëse të marrin masa ndaj Serbisë”.