Rozë Ndërkombëtar

Për herë të parë pas ndarjes Gigi poston një foto të rrallë të Zayn dhe vajzës

Dje, në Ditën e Baballarëve, Gigi Hadid, uroi të atin, por nuk harroi të përgëzonte as babain e vajzës së saj, që prej pak muajsh është kthyer në ish-partnerin e saj.

Hadid ka publikuar një foto ku shfaqej i ati teksa e puthte dhe në foton tjetër, e mw pas edhe njw foto të Zayn Malik dhe këmba e vogëlushes Khai.

“Gëzuar Ditën e Baballarëve babit tim të ëmbël. Të dua!”- shkruan Gigi për të vazhduar me…”Edhe babit të Khai-it gjithashtu!”

Në foto dukeshin vetëm këmbët dhe krahët e Zayn të mbuluar nga tatuazhet dhe vogëlushja pranë tij.

Kjo është nga herët e rralla që modelja poston ndonjë detaj të vogëlushes dhe mbi të gjitha, diçka për Malik.

Dyshja u ndanë në tetor të 2021-it dhe thuhet që shkak u bë situata e tensionuar dhe konflikti mes Zayn dhe nënës së Gigi-it,  Yolanda Hadid.