Rozë Ndërkombëtar

Për herë të parë Noah flet për thashethemet për një romancë me Dua Lipën

Aktori Trevor Noah dhe këngëtarja Dua Lipa, së fundmi janë komentuar për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ata asnjëherë nuk kanë folur publikisht në lidhje me këto komente.

Mirëpo, aktori në një intervistë të fundit është pyetur nëse ka ndonjë romancë mes tij dhe Duas.

Ai qeshi përpara se të komentonte rreth këtyre spekulimeve dhe tha “Është e mahnitshme për mua se sa të fuqishme janë këto gjëra”.

Noah vazhdoi të detajojë një situatë të ngjashme kur u fotografua duke përqafuar një shoqe të martuar gjatë verës, pasi u nda nga Minka Kelly.

Trevor tha se anëtarët e familjes kishin telefonuar burrin e mikeshës së tij duke pretenduar se ai kishte një lidhje me të.

/Shqip.com