Lajme

Për herë të parë, MSH ka siguruar vaksina që mbronë gratë nga kanceri i qafës së mitrës

Arben Vitia - Ministër i Shëndetësisë

Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 300 vaksina  të HPV-së e që janë një rrugë drejtë mbrojtjes së grave të reja nga kanceri i qafës së mitrës.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

“Sa i përket vaksinimit të rregullt, janë siguruar për herë të parë edhe 300 vaksina të HPV-së dhe plani i ri i vaksinimit të rregullt do të përfshijë këtë vaksinë në mesin e vaksinave të rregullta si një hap më tejë drejtë mbrojtjes së grave të reja nga kanceri i qafës së mitrës”.

Gjatë këtij raportimi, Vitia tha se sfidat e vitit të kaluar në shëndetësi janë adresuar edhe në planin e sivjetshëm.

“Në vitin e kaluar shëndetësia është përballur me një mori sfidash e që ka adresim edhe në planet e sivjetshme. Buxhetimi i vitit 2023 për shëndetësinë, Ministrinë dhe institucionet vartëse në shumën prej 296 milionë eurove ku janë bërë edhe planifikimet për mbulimin e listës së barnave esenciale, janë buxhetuar 60 milionë euro, financimin e 42 pozitave ët reja për inspektorët shëndetësor dhe farmaceutik, përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e pajisjeve mjekësore, vijimin e investimeve në klinika, spitale dhe qendra të mjekësisë familjare, ngritjen profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm profesional”, tha Vitia.

Vitia tha se investime për ngritjen e profesionalizimit dhe cilësisë do të ketë edhe në AKPM, IKShPK dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Krahas kësaj ministri potencoi se do të shtohen edhe 100 pozita të reja në kujdesin dytësor dhe tretësor.

/Shqip.com