Lajme Botë

Për herë të parë, Biden me gjuhë të ashpër ndaj Trump: Solli kaq shumë dëm e kaq shumë shkatërrim

Biden kundër shkurtimeve në administratë
Biden kritikoi veçanërisht shkurtimet masive të administratës Trump për agjencinë e pensioneve “Social Security”. Ndër të tjera, ajo është përgjegjëse për shpërndarjen e pensioneve shtetërore për 68 milionë përfitues. “Ata po i presin sigurimet shoqërore me sëpatë dhe po shkarkojnë 7000 nëpunës civilë, mes tyre edhe ata më me përvojë”, kritikoi ish-presidenti. Në një kohë që sigurimet shoqërore duhet të mbrohen “për të mirën e të gjithë kombit”. Nuk bëhet fjalë vetëm për pensionet e pleqërisë. “Kjo ka të bëjë edhe me ruajtjen e marrëdhënies bazike të besimit mes shtetit dhe popullit”, u shpreh demokrati Biden. Në fjalimin e tij, Biden u shpreh mjaft i zhgënjyer edhe për polarizimin brenda popullit amerikan: “Unë merrem me këtë për një kohë shumë të gjatë,” tha Biden, dhe asnjëherë vendi “nuk ka qenë kaq i ndarë”.

Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka bërë disa paraqitje publike, por deri më tani i kishte shmangur kritikat ndaj Trumpit, ndryshe nga presidenti i ri, i cili rregullisht fajëson administratën Biden për shumë probleme në SHBA.

/Shqip.com