Lajme

Për dy muaj, mbi 15 mijë raste me grip sezonal në Kosovë

Vaksina kundër gripit sezonal

Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi sezonal në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më 17 dhjetor, nga 15,786 raste me grip, 2,498 janë cilësuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion të rëndë respirator akut.

Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë te tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.

Sipas zyrtarëve të IKSHPK-së, gripi sezonal nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse vërehet intensitet i shtuar i rasteve, shkruan REL.

Numri më i madh i personave të prekur u takon moshave 15 deri në 29 vjeç, pasuar nga fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.

Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve, pastaj Fushë Kosova, Podujeva e Lipjani./SHQIP.com