Teknologji

Për 5 ditë, Threads numëron 100 milionë përdorues

Rrjeti social Threads u lançua më 5 korrik si një shtesë e bazuar në tekst të Instagramit dhe raporti i fundit i publikuar, ka treguar që numri i përdoruesve ka arritur në shifrën 100 milionë.

Platforma e Meta-s është padyshim një përpjekje për të tërhequr përdoruesit nga Twitter-i në ekosistemin e saj, por ende i mungojnë veçoritë kryesore, të tilla si furnizimi kronologjik, kërkimi i fuqishëm dhe më e rëndësishmja – nuk mund të fshini profilin pa humbur gjithashtu postimet tuaja në Instagram.

Raporti i publikuar nga Quiver Quantitative, ku të dhënat mblidhen në mënyrë gjysmë manuale, por nuk ka ndonjë të dhënë se sa persona janë larguar nga platforma.

/Shqip.com