Lajme

Për 3 orë u mblodhën afro 500 mijë € për familjet që pësuan nga vërshimet

Për tri orë janë mbledhur afro 500 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet, raporton televizioni publik.

Shumë artistë e figura publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, “Bashkë ia dalim”.

Këtu nuk janë llogaritur transaksionet bankare dhe format e tjera të donacioneve, por vetëm ato që janë regjistruar përmes telefonatave.

Lexo edhe:
Ndihmohen familjet që pësuan nga vërshimet

Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në T7, RTK dhe Klan Kosova.

/Shqip.com