Lajme

Për 24 orë raportohen 10 raste të dhunës nga burrat ndaj grave në Kosovë

Foto ilustruese

Dhjetë raste të dhunës fizike janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit.

Viktimë e dhunës del se janë gratë të cilat janë sulmuar fizikisht nga burrat.

Në rajonin e Prishtinës, gjashtë gra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht kryesisht nga bashkëshortët e tyre, derisa njëra është dhunuar fizikisht nga vjehrri i saj.

Në Prizren, janë raportuar dy raste, ku njëra prej tyre është dëbuar edhe nga shtëpia.

Policia e Kosovës

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa sot e ka dëbuar edhe nga shtëpia”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Gjakovë dhe Vushtrri dhunuesit janë ende në arrati.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./Shqip.com