Ekonomi Biznes

Për 12 ditë, ATK ka pranuar 88 ankesa nga punëtorët për punëdhënësit

Asministrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për numrin e rasteve ku punëtorët i kanë raportuar punëdhënësit e tyre për mos deklarim si punëtorë i biznesit ku kanë punuar.

Përmes një njoftimi, nga ATK  thonë se brenda 12 ditësh kanë pranuar 88 raste ku qytetarë kanë raportuar punëdhënësit e tyre në platformën elektronike për verifikimin e punëtorëve nëse janë deklaruar apo regjistruar nga punëdhënësit e tyre.

“Për vetëm 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve, nëse janë të deklaruar/regjistruar nga punëdhënësit e tyre”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Sipas njoftimit, bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet s ii tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune etj.

“Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK në terren”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Shqip.com