Lajme

Për 10 minuta vdesin dy gra në Mitrovicë, policia i cilëson si vdekje të dyshimta

Policia ka raportuar se dy gra kanë vdekur në Mitrovicë.

Të dy viktimat sipas raportit janë gjetur pa shenja jetë dhe policia i ka konsideruar si vdekje të dyshimtë.

Me vendim të prokurorisë trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.

Rasti1: Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti 2: Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./SHQIP.com