Sport Ndërkombëtar

Pepe pritet të transferohet në Al Nassr

Portugalia-Maqedonia e Veriut

Cristiano Ronaldo tashmë është i integruar në punën e përditshme me Al-Nassr.

Klubi saudit ka hedhur hapin e parë në atë që synohet të jetë ndërtimi i asaj që mund të jetë një ekip i madh.

Ashtu edhe siç pritet, sulmuesi portugez do të jetë referencë, por në horizont duket ardhja e lojtarëve të tjerë të mëdhenj në përpjekje për të arritur majën.

Sipas raportimit të ‘Marca’, ish-lojtari i Real Madridit do të donte të rrethohej me lojtar besimtar të tij dhe njëri prej tyre është Pepe, shok skuadre në kombëtare dhe në klubin e Madridit.

Emri i Pepes ka dalë në bisedat e para të zhvilluara tashmë me Cristiano Ronaldon në Riad.

Qendërmbrojtësi, për të cilin presidenti i Porto së fundmi deklaroi se mund të vazhdojë të luajë për klubin e tij për aq kohë sa të dojë, është bërë një nga objektivat e dëshiruar të klubit saudit.

/Shqip.com