Sport Ndërkombëtar

Pep Guardiola: Duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve për të hyrë në histori

Pas fitimit të titullit të kampionit në Ligën Premiere, Pep Guardiola tha se skuadra e tij duhet të fitojë edhe Ligën e Kampionëve për të hyrë në garë për një nga klubet më të mira në histori.

Të dielën, futbollistët e Manchester City e kanë mposhtur skuadrën e Chelseat, me rezultat 1:0 në ndeshjen e xhiros së 37-të.

Manchester City siguroi kështu një titull të ri në Ligën Premiere, pasi Arsenali një ditë më herët u mposht në Nottingham Forest (0:1).

“Kam një ndjenjë që kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Është vërtet diçka e jashtëzakonshme. Njerëzit e dinë se sa e mrekullueshme është kjo arritje. Por për t’u konsideruar si një nga skuadrat më të mira në histori, duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve, përndryshe sezoni nuk do të ishte i plotë. Ndoshta është e padrejtë që ju duhet të fitoni Ligën e Kampionëve në mënyrë që suksesi juaj të vlerësohet, por duhet ta pranojmë këtë fakt”, tha Guardiola.

Manchester City synon ta fitojë për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll, kur në finale do të luajë me skuadrën italiane, Inter.

/Shqip.com