Sport Shqiptar

Penza superiore ndaj Kastriotit

Superliga e Kosovës në basketboll - konkurenca e femrave

Penza nuk po njeh kundërshtare edhe këtë sezonë.

Kampionet e Kosovës kanë deklasuar në udhëtim Kastriotin me rezultat 16-131, shkruan Shqip.com.

Që nga fillimi i ndeshjes, e deri në fund, skuadra nga Peja ishte superiore në çdo aspekt, duke mos i lënë as shpresojnë për fitore ekipin vendas.

Basketbollistet më të dalluara në parket te skuadra fituese, ishin Rael Whitsitt me 34 pikë e 17 kërcime, Jeta Zeka me 20 pikë e 12 kërcime, Diedona Halitaj me 23 pikë e 15 asistime, Vanesa Bojku me 16 pikë dhe 11 topa të vjedhur dhe Ermelinda Gjukaj me 24 pikë e 13 kërcime.

Kjo ishte fitorja e katërt në katër ndeshjet e zhvilluara këtë sezonë dhe janë lidere të padiskutueshme në Superligë.

Ndërsa, në anën tjetër, Kastrioti mbetet ekipi i vetëm pa fitore.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Mitrovicë, Vëllaznimi ka mundur Trepçën në udhëtim, me rezultat 42:70./Shqip.com

Gjendja momentale në tabelë