Penza – skuadra me sulmin më të mirë në sezonin vjeshtor

Sezonin vjeshtor e mbyllën në pozitën e dytë, por sulmi i tyre ishte më efikasi.
KB Penza është skuadra me më së shumti pikë të shënuara – deri më tani.
“Shqiponjat” kanë realizuar gjithsej 95.7 pikë për ndeshje, sipas statistikave të nxjerra nga Federata e Baksetbollit të Kosovës.
“Mbrojtja është sulmi më i mirë”, e në aspektin defanziv, Prishtina është skuadra me më së paku pikë të pranuara.
Skuadra nga kryeqyteti ka pranuar vetëm 511 pikë, ose 95.7 pikë për ndeshje.
Basketbollistja më e dalluar te kjo skuadër ishte Sarah Mgbeike, e cila u shpall “MVP” në disa xhiro.

Ndërsa, koshdallimi është i njëjtë mes Prishtinës dhe Pejës, me +437 pikë.
Këto dy skuadra janë edhe në “luftë të drejtëpërdrejtë” për vendin e parë.
Prishtina është lidere, me dhjetë fitore – në dhjetë ndeshje të zhvilluara.
Kurse, Penza ëshë një pozitë më poshtë me tetë fitore dhe dy humbje. Të dyja humbjet janë të shkaktuara nga lideret. /Shqip.com
Statitikat e plota të nxjerra nga FBK-ja:
Statistikat e Superligës së Femrave: Kush shënoi më shumë e më pak pikë
Stinori vjeshtor në Superligën e Femrave përfundoi me Prishtinën që u shpall kampione vjeshtore.
Skuadra prishtinase regjistroi dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, ndërsa Kastrioti ishte i fundit me dhjetë humbje.
Sulmin më të mirë e kishte Penza me 957 pikë të shënuara apo 95.7 për ndeshje, kurse Prishtina ishte e dyta me 948 ose 94.8 për ndeshje. Më së paku pikë shënoi Kastrioti 237 ose 23.7 për ndeshje.
Mbrojtjen më të mirë e kishte Prishtina me 511 pikë të pranuara ose 51.1 për ndeshje, kurse Penza ishte e dyta me 520 ose 52 pikë të pranuara për ndeshje. Mbrojtjen më të dobët e kishte Kastrioti me 1199 pikë të pranuara ose 119 për ndeshje.
Penza dhe Prishtina kanë koshdallim të njëjtë, +437.
Fitoren më të thellë në stinorin vjeshtor e regjistroi Penza ndaj Kastriotit me rezultat 148:11.