Sport Shqiptar

Pensionohet Kushtrim Kastrati

FOTO: FHK
FOTO: FHK

Hendbollisti Kushtrim Kastrati i ka dhënë fund karrierës si lojtar të dielën mbrëma.

Ai është përshëndetur me ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll mes Besa Famgasit dhe Trepçës, njofton FHK, shkruan Shqip.com.

36-vjeçari ka përfunduar karrierën me trofeun e Kupës të fituar me skuadrën e Trepçës.

Hendbollisti nga Drenasi ka kontribuuar shumë gjatë në hendbollin kosovar si lojtar i dalluar. Pos për Drenicën ka luajtur edhe për Besa Famgasin, Prishtinën dhe për Trepçën. Ka fituar trofe, ndërsa është shquar edhe me sjellje të mira.

Federata e Hendbollit e Kosovës e falënderon për kontributin si lojtar dhe i dëshiron suksese të reja.

/Shqip.com