Sport Ndërkombëtar

Pensionohet ish-kampioni i botës

Llee Selby

Ish-kampioni i botës, Lee Selby ka njoftuar tërheqjen e tij nga boksi profesionist.

Uellsiani mbante më parë titullin e “IBF belt”, por konfirmoi fundin e karrierës së tij me 32 ndeshje pas humbjes së muajit të kaluar nga Gustavo Daniel Lemos në Argjentinë.

Selby, u kurorëzua si kampion bote në maj 2015, duke mposhtur Evgeny Gradovich, dhe bëri një sërë mbrojtjesh të suksesshme përpara se mbretërimi i tij të përfundonte me një humbje – ndaj rivalit britanik Josh warrington në 2018.

Lee Selby back on April 20 against undefeated Corey McConnell -  ProBoxing-Fans.com
Lee Selby

“Unë dal nga ring pa asnjë keqardhje, i lumtur, i shëndetshëm dhe me familjen time të sigurt financiarisht. Boksi ka qenë jeta ime dhe jam i sigurt se përfshirja ime në këtë sport do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, ndërsa kërkoj të vendos synime të reja”, tha ai ndër të tjera – në fjalimin përshëndetës.

Gjatë karrierës së tij si profesionst – ai ka fituar 28 ndeshje dhe është mposhtur katër herë.

Nëntë meçe i ka përfunduar me nokaut.

Karrierën e tij e kishte nisur në vitin 2008 – si 21 vjeçar, teksa u përshëndet nga ringu – në moshën 35 vjeçare./Shqip.com