Lajme

Pensionistët protestojnë para Kuvendit: Ndryshoni ligjin

Protesta e pensionistëve

Me moton “Dinjitet për pensionistët” dhjetëra persona janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Ata janë duke kërkuar ndryshimin e ligjit që detyron që ata të paraqiten çdo gjashtë muaj për vazhdimin e pensionit.

Shqip.com ditë më parë  ka kontaktuar me gazetarin, Xhevdet Pozhari, i cili është edhe ideator i kësaj nisme, i cili ka thënë se qëllimi i fushatës është konkret me kërkesa konkrete të cilat shpreson që Qeveria do i marr parasysh.

“Po shpresojë që Qeveria do e marrë parasysh sidomos kur dihet se pensionistët janë shtresa që meritojnë një trajtim dinjitoz”.

Sipas Pozharit, qëllimi i kësaj fushate është që të ngritët zëri për ata që nuk kanë mundësi vetë dhe fushatës mund t’i bashkohet kushdo që dëshiron.

Pozhari po ashtu ka marrur përkrahjen e ministres së Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiut për fushatën e tij “Dinjitet për penzionerët”./Shqip.com