Lajme Botë

Penny Mordaunt kandidatja e parë zyrtare për kryeministre të Britanisë

Penny Mordaunt

Udhëheqësja e Dhomës së Komunave, Penny Mordaunt, ka bërë të ditur se do të kandidojë për të marrë pozitën e kryeministres së Britanisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

“Jam inkurajuar nga mbështetja e kolegëve që duan një fillim të ri, një parti të bashkuar dhe udhëheqje në interes kombëtar. Unë po kandidojë të jem lider i Partisë Konservatore dhe Kryeministri juaj – për të bashkuar vendin tonë, për të përmbushur premtimet tona dhe për të fituar GE-në e ardhshme” ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo deri më tani ka marrë mbështetje nga deputetët John Lamont, Maria Miller, Bob Seely dhe Damian Collins.

/Shqip.com