Lajme Botë

Pengohen protestat pro emigracionit në Britani të Madhe

Protestat në Britani / Anadolu Agency

Përleshjet shpërthyen në Staffordshire, të shtunën, pasi një demonstratë pro emigracionit u ndërpre nga një grup i ekstremit të djathtë.

Grupi “Cannock Chase Welcomes Refugees” u mblodh në qendrën e qytetit Cannock të shtunën në mëngjes. Ato u ndërprenë në mesditë nga mbështetësit e Alternativës Patriotike të ekstremit të djathtë.

Policia formoi një mur midis grupeve kundërshtare ndërsa ata ngrinin parulla.

Më parë, ka pasur një konfrontim të ngjashëm në Cannock, ku dy hotele strehojnë azilkërkues të pashoqëruar.

Në fillim të kësaj jave, qeveria e Britanisë së Madhe prezantoi një projektligj në parlament për të ndaluar azilkërkuesit të kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla, shkruan Anadolu.

Nëse miratohet, legjislacioni do të mundësonte ndalimin e njerëzve për 28 ditët e para pas mbërritjes.

/Shqip.com