Lajme Botë

Pengmarrësi tentoi të arratiset, policia holandeze e godet rëndë me veturë

Policia holandeze është detyruar ta godet me veturë një pengmarrës duke e rrëzuar teksa po ikte nga një dyqan Apple në Amsterdam, në të cilin mbajti peng një person duke i drejtuar armën.

Përplasja prej disa orësh përfundoi vonë të martën pasi policia e Amsterdamit rrëzoi njeriun e armatosur rëndë me një makinë me shpejtësi përballë dyqanit.

Pengmarrësi i dyshuar, një 27-vjeçar nga Amsterdami, mbante një pistoletë dhe një pushkë automatike, me të cilat qëlloi të paktën katër të shtëna kur policia mbërriti në shesh rreth orës 18:00, tha shefi i policisë së Amsterdamit Frank Pauw në një konferencë shtypi herët të mërkurën, shkruan reuters.

Burri u arrestua pasi doli me vrap nga ndërtesa pak pas orës 22:30, më pas, policia e goditi me makinë duke e lënë atë me lëndime të rënda.