Lajme Ballkan

Pendarovski: Nuk do të ketë drejtësi, derisa nuk shohim gjykatës dhe prokurorë në burg

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij vjetor, të enjten, para deputetëve kritikoi pushtetin gjyqësor por edhe politikanët dhe institucionet tjera për praninë e lartë të korrupsionit në Maqedoni të Veriut.

Ai tha se nuk do të ketë drejtësi derisa të ketë në liri gjyqtarë dhe prokurorë që marrin vendime skandaloze me motive korruptive.

“Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta fshihen pas motiveve korruptive”, tha Pendarovski.

Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij vjetor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com