Pendarovsk vjen në Prishtinë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore
Publikuar:
(15.12.2021 09:35:09)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Të dy do të zhvillojnë takim në zyrën e të parës së shtetit, për të mbajtur më pas një konferencë për medie.
Pas takimit me Osmanin, ai do të pritet në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019./SHQIP.com