Lajme

Pejani në gjendje të dehur sulmon fizikisht dhe kanos me vrasje zyrtarin policorë

Një person në gjendje të dehur i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në një lokal në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policor kanë shkuar në atë lokal pasi që kishin informata për një rrahje mes disa personave.

“I dyshuari pasi është arrestuar dhe dërguar në stacion ka vazhduar me sjellje agresive duke sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe kanosur me vrasje”, thuhet në njoftim.

Peja

Në këtë rast zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com