Peja vazhdon me fitore
Publikuar:
(17.09.2022 21:35:15)

“Shqiponjat” nuk u ndalën as në Prizren.
KB Peja ka triumfuar ndaj Ponte Prizrenit – me rezultat 91-94.
Çereku i parë në këtë ndeshje ishte i barabartë 26-26, teksa në të dytin dhe tretin – ishin vendasit që dominuan.

Por, në çerekun e katërt – mysafirët arritën ta përmbysin rezultatin dhe arkëtuan pikët e plota.
Basketbollistët më të dalluar në parket – te mysafirët ishinRodney Purvis me 30 pikë e gjashtë kërcime dhe Jalen Tate me 18 pikë e gjashtë kërcime.
Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës – në dy xhiro të zhvilluara dhe një tjetër sinjal – që do të “luftojnë” për titull në këtë sezon.
Teksa, Ponte Prizreni nuk e ka nisur fare mirë këtë sezon – sepse ka dy humbje në po aq ndeshje./Shqip.com